Si të përdorim me efiksatitet paratë Publike?
Kjo ka qenë tema e një diskutimi të zgjeruar sot në sallën e konferencavë të hotel-turizmit ‘Skampa”.
Organizuar nga “Qendra për transparencë dhe informim të lirë” mbi përdorimin e drejtë të parasë publike, ka marrë pjesë edhe kryebashkiaku i Elbasanit, z. Qazim Sejdini.
Të ngjashme mund të lexoni:
Bashkia Elbasan shfaqet gjithmonë e më publike.
Takimi është organizuar në formën e një bashkëbisedimi specialistësh përmes rekomnadimeve të KLSH-së.
Duke e vlerësuar shumë raportin mes institucionit dhe KLSH-së, Sejdini deklaroi:
“Bashkia Elbasan e ka vlerësuar gjithmonë punën e KLSH-së, ka reflektuar ndaj çdo rekomandimi të KLSH-së.
KLSH na ka ndihmuar ne si Bashki në rritjen e performancës, jo vetëm financiare, por edhe të indikatorëve të tjerë”.
Ai ka shtuar se çdo rekomandim nga ky institucion është zbatuar me rigorozitet dhe konformë ligjeve të shtetit.
Ndërkohë, përfaqësuesi i KLSH-së Z. Niko Nako, ka pohuar:
“Bashkia e Elbasanit është ndër të rrallat Bashki, që nuk ka anashkaluar asnjë rekomandim të KLSH-së”.
Kreu i Bashkisë, gjatë fjalës së tij raportuese tha se:
“…në krahasim me vitet e kaluara, vihet re rritje e numrit të rekomandimeve të zbatuara dhe më shumë përgjegjshmëri nga punonjësit në përdorimin e parasë publike”.
Bashkia e Elbasanit ka patur në qendër të vëmendjes transparencën dhe informimin e publikut gjatë gjithë kohës. kur organizon “Buxhetimin me pjesëmarrje”.
Edhe paketa fiskale, me më pak taksa për qytetarët, u hartua dhe u publikua, pas 16 dëgjesave publoike, organizuar në të gjitha njësitë e qeverisjes lokale.
Për lajm-shqip
Alfrida Danushi