Bashkia Gjirokastër nuk ndalet me aktivitete. Qyteti i gurtë dhe krenari kombëtare këtë radhë ka festë.
Feston 50 vjetorin e krijimit të teatrit “Zihni Sako”. 50 vjet punë përkushtim, art e kulturë.
Skena teatrore gjirokastrite në shërbim të aktualiteteve dhe shijeve të publikut. Për ti dhënë vlerësimin e merituar 50 vjetorit ja cfarë do organizojë bashkia.
Për herë të parë zhvillohet edicioni tetëror në këto përmasa.
Edicionin e kanë pagëzuar me emrin e madh Kadri Roshi. Shtatë trupa tetërore do jenë mysafirë në Gjirokastër.
Bashkia, ejani në Gjirokastër, festojmë 50 vjetorin e teatrit!..

Tetri Eksperimental do ngjitet në skenë. Metropoli do jetë prezentë. Trupa nga Elbasani, Korca dhe Vlora. Trupa e vëndit pritës gjithashtu.
Një trup teatrore vjen nga Maqedonia. Shtatë trupa teatrore do ngjiten në skenën e “Zihni Sakos” në Gjirokastër.
Aktiviteti starton nesër mbrëma ditë e shtunë ora 18.00. Bashkia Gjirokastër ka mbështetje këtë radhë dhe nga Ministria e Kulturës.
Pavarësisht ndihmës nga Ministri peshën më të madhe e ka “zonja” e shtëpisë kryebashkiakja Zamira Rami.
Ajo dhe stafi i saj i kulturës kanë marë masa deri në detaje për ta bërë festën sa më të bukur.
Ditëlindja e tetarit ” Zihni Sako” mbyllet pas gjashtë ditësh. Ndaj bashkia bën ftesë publike! Ejani në Gjirokastër!
Me këtë rast do të “ndizet” skena teatrore gjirokastrite për publikun.
Në fund të fundit artistët e skenës e meritojnë të festojnë! Lajm- Shqip i ftuar zyrtarisht në këtë event do percjell atmosferën e eventit cdo mbrëmje!
Vladimir Muçaj
09.11.2018