Bashkia e Elbasanit më pak taksa për qytetarët e saj. Del në pah dimensioni social e njerëzor i Bashkisë së qytetit të Elbasanit.
Bashkia e Elbasanit më pak taksa për qytetarët e saj

Këshilli Bashkiak ka pranuar propozimin për uljen e taksave aty ku është e mundur. Kjo ka ndodhur, teksa ky Këshill ka miratuar taksat dhe tarifat vendore për vitin 2018. Kësisojë, me shumicë votash, u miratua vendimi për disa ndryshime në tarifat e taksave vendore të Bashkisë. Vendimi erdhi pas ndryshimeve të përllogaritjes së taksës së pasurisë. Sidoqoftë, mbledhja, nuk ka kaluar pa debate në lidhje me këtë vendim. Duhet thënë se këshilltarët e djathtë deklaruan votën e tyre kundër. Bashkia e Elbasanit ka zbatuar uljen maksimale, prej 30% edhe ndaj taksës së ndërtesës. Kjo e fundit bëri që grupet e tjera politike në Këshill, të shprehin votën e tyre pro kësaj takse. Madje, ata kanë vlerësuar vendimin e Bashkisë për ta ulur këtë taksë në maksimumin e mundshëm.
Për Lajm-Shqip
Alfrida Danushi