Kreu demokrat Lulzim Basha po zhvillon takimin me qytetarët e Vlorës.
Gjatë takimit Basha është njohur me problemet e banorëve vlonjat.
Ndër të tjera Basha ka bërë të ditur edhe strategjinë sesi do të vijë në pushtet.
Ai është shprehur se do vijë me plane konkrete dhe jo me premtime.
Deklarata e plotë:
“Janë plane konkrete, nuk janë premtime. Por tani na duhet ndihma juaj.
Kam ardhur t’ju them se ka një rrugë për të dalë.
Qeveria ka marrë 2 miliardë euro taksa nga shqiptarët, por nuk i ka kthyer në investime apo politika, por ua ka ndarë 4-5 vetave, oligarkëve.
Shqipërinë e kanë marrë peng këta 5 veta me ndihmën e Kryeministrit.
Plani ynë është t’ua heqim atyre nga duart e t’ua kthejmë shqiptarëve. Normalitet dhe dinjitet.
Por që të shkojmë deri aty, na duhet ndihma juaj, edhe e grave.
Të gjithë bashkë më 16 shkurt”, tha Basha.
Erjona Keta
25.01.2019