Kryetari i PD-së deklaron se Rama ia doli të sabotojë Këshillin e Lartë të Prokurorisë. Ai tani po fton opozitën të shkelë Kushtetutën.
Në përfundim të mbledhjes së grupit PD, Basha thotë se kjo ështe e papranueshme.
Të ngjashme mund të lexoni:
-
Kryetari i ri i SHISH ende pa u dekretuar. Meta tregon se përse po vonohet
-
BE ka një plan për zgjerim të shpejtë me Ballkanin, por Shqipëria nuk është në listë
-
Kryeministri izraelit thirrje vendeve evropiane: Zhvendosni ambasadat në Jeruzalem
Basha fton çdo deputet të përfshirë në këtë proces të tërhiqet menjëherë sepse po shkelin Kushtetutën.
Kushtetuta e ka përcaktuar qartë. Prokurori i Përgjithshëm zgjidhet me 3/5 e votave. Prokurori i Përgjithshëm nuk mund të zgjidhet pa veting.
Nuk mund të ketë asnjë bashkëpunim me një keqbërës që do të shkelë Kushtetutën. Thirrja ime e vetme është të zbatojë Kushtetutën sepse e ka për detyrë
Basha qartëson se Edi Rama do të zgjedhë apo të emërojë një prokuror pa bërë veting, vetëm me votat e maxhorancës.
Rama e bën këtë për të mbrojtur paratë e pista të drogës
Gjithashtu për të mbyllur dosjet e krimit, Tahirit, Habilajve, Balilajve, të oficerëve të lartë të policisë në kërkim, të Vangjush Dakos, Qazim Sejdinit, Arben Ahmetajt dhe Ilir Beqes.
Ai deklaroi se prokurori që e cakton Rama do të ketë fuqi të transferojë apo pezullojë prokurorët dhe të bëjë rivlerësimin e tyre.
Edi Rama ia ka dalë të sabotojë procesin e KLP-së dhe tani na fton të shkelim Kushtetutën me qëllim që ai të ketë një prokuror nën hyqmin e tij i cili do të bëjë të mundur jo luftën kundër krimit por mbrojtjen e krimit dhe të kriminelëve.
Sot Rama përsëriti ftesën për bashkëpunim me opozitën për gjetjen e një prokurori të përkohshëm konsensual.
www.lajm-shqip.com