Basha për ngjarjen në Bularat: Maskarallëku i rradhës i Edi Ramës
Komente rreth vrasjes së 35 vjeçarit në Bularat, ka dhënë edhe kryetari i PD, Lulëzim Basha. Ai ka organizuar sot një takim me gazetarët ku ka shprehur mendimin e tij rreth ngjarjes dhe njëkohësisht nuk ku humbur rastin për të thumbuar kryeministrin Rama. Me bindje ai e ka quajtur kryeministrin si të destabilizuar psikologjikisht çfarë mund të sjellë edhe destabilizim të vendit.
Më poshtë fjalimi i kryedemokratit:
Basha për ngjarjen në Bularat: Maskarallëku i rradhës i Edi Ramës
«Kjo është një ngjarje kriminale. Përpjekjet për ta kthyer në ngjarje politike i shërbejnë vetëm atyre që duan të largojnë vemendjen nga kriza e thellë ku ndodhet vendi. Pa dyshim ka aktorë nga ana tjetër e kufirit që duan ta shfytëzojnë për axhendën e tyre politike. Të dyja përpjekjet janë të dënueshme. Në rastin e përpjekjes së Edi Ramës për të zhvendosur në mënyrë artificiale dhe me retorike të papranueshme kundër opozitës, një ngjarje e cila është kriminale dhe ashtu duhet trajtuar është tregues i gjendjes ku ndodhet ai dhe qeverisja e tij. Kërkon të kapet pas gjithckaje për të larguar vëmendjen nga fakti se ne sot nuk qeverisemi. Përkundrazi kemi një bandë që preokupim kryesor ka si të shpëtojë Ramën, Tahirin, Dakon, Gjiknurin etj. T’i shpëtojë nga përgjegjësia për bashkëqeverisjen me krimin. Kemi të bëjmë me një njeri të destabilizuara psikologjikisht, i rrezikshëm për Shqipërinë , që nuk është në gjendje vetëm të përdorë ngjarje të tilla kriminale por edhe të prodhojë ngjarje dhe fenomene që mund të cojnë drejt destabilizimit Shqipërinë dhe rajonin. Streha e fundit e maskarallëkut është nacionalizmi i shtirur.”-u shpreh kryedemokrati Basha në fjalimin e tij.

Për lajm-shqip:
Fredjana Hamzallari
30.10.2018