Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha deklaroi se mes vendeve anëtare të BE-së ka shqetësim të madh në drejtim të shtetit ligjor, luftës kundër krimit, luftës kundër korrupsionit.
Sipas tij, mbrojtja politike e Tahirit dhe arratisja e 3 oficerëve të akuzuar për drogën ka lënë shije të hidhur.
Fjalimi i kreut të opozitës, Lulzim Basha:
Vendet anëtare po ngrejne të njëjtat problem që denoncoi opozita në 4 vjet, kriminalizimin e politikës, mbulimin e Shqipërisë me drogë, përdorimin e parave të drogës në ekonomi dhe politikë.
Ndërgjegjësimi i vendeve anëtare për problemet e qeverisë mund të pengojë rrugën europiane të Shqipërisë duke ndëshkuar qytetarët shqiptarë.
Kjo është gjendje jashtëzakonisht e papëlqyeshme për opozitë. Interesi ynë është ai komëbtar. Zgjidhja politike është qeveria antimafia.
Qeveria antimafia do të shkëpusë lidhjet e krimit me politikën. Ajo do të përgatisë një reformë të vërtetë zgjedhore dhe do ta çojë vendin me sukses drejt një qeverie legjitime përmes zgjedhjeve të lira e të ndershme.
Basha ka patur atje takime me një numër të madh kolegësh, drejtues të partive simotra dhe përfaqësues të qeverive europiane. Në një deklaratë nga Brukseli zoti Basha analizoi krimin, korrupsionin dhe përdorimin e parave të drogës në ekonomi dhe politikë. Sipas tij këto janë arsyet përse qeveria e Edi Ramës e ka vendosur Shqipërinë në një pozicion të pafavorshëm për hapjen e negociatave të anëtarësimit.
Kreu i PD paraqiti qeverinë antimafia si zgjidhjen politike të opozitës, në kushtet kur ndërgjegjësimi i shumicës së vendeve anëtare për problemet e Shqipërisë për shkak të lidhjeve të qeverisë me krimin, mund të çojë në situatën e papëlqyeshme për opozitën, atë të pengimit të rrugës europiane të vendit.
www.lajm-shqip.com