Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në fjalën e tij në Kuvend ka sulmuar qeverinë duke thënë se vota kundër arrestimit të deputetit Saimir Tahiri, i akuzuar së është i përfshirë në trafikimin e lëndëve narkotike, i implikuar nga përgjimet e autoriteteve italiane për dosjen e Habilajve tregon që krimi dhe e keqja ka pushtuar Shqipërinë.
Basha e ka konsideruar si një rekord të zi faktin që u votua kundër arrestimit të Saimir Tahirit, ndërsa e mbyll duke thënë se qeveria ka rënë dhe është e vdekur de facto.
“Të nderuar bashkëqytetar, që krimi, droga dhe e keqja ka pushtuar Shqipërinë e tregon puna e këtij Kuvendi, jemi këtu duke u marrë me një tjetër kriminel. Ja ku jemi dhe shpenzojmë më shumë kohë me kriminelët që Edi Rama ka sjell në Kuvend se sa të punojmë për shëndetësinë dhe të ndihmojmë qytetarët e thjesht.
Ky është një rekord i zi, është hera e parë që një Kuvend refuzon kërkesën e Prokurorisë, në historinë e këtij vendi, 24 deputetëve i është hequr mandati për akuza të ndryshme, por sot kjo qeveri nuk e bëri. Sot ky Kuvend është kthyer në vulën e narkoshtetit të drejtuar nga Edi Rama dhe Tahiri. Shumë qytetar kanë vrarë vetën sepse nuk kanë paguar dot faturën e dritave, e ndërsa për Saimir Tahirin nuk ka prova, ku është shteti i Edi Ramës, i bëhet mbrojtje të fortëve, dhe lë në harres të varfrit. Kjo qeveri ka rënë është de facto e vdekur.” Tha Basha.
25/10/2017
Shekulli