Lulzim Basha kërkon hetimin e Saimir Tahirit nga Parlamenti në krye të rendit të ditës.
Të ngjashme mund të lexoni:
Lulzim Basha ka shpallur sot kërkesën për ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar për çështjen e hetimit të ish-ministrit të Brendshëm.
Basha tha se komisioni që kërkon të ngrihet, do të hetojë dhe qeverinë dhe Saimir Tahirin.
“Grupi i PD ka marrë të depozitojmë sot në Kuvend kërkesën për ngritjen e një komisioni hetimor për ish-ministri Tahiri dhe drogën.
Kërkesa ka marrë mbështetjen edhe të partive të tjera opozitare. Ministria e Brendshme, Rama e të gjithë hallkat e tjera ishin në dispozicion të informacionit.
Që droga bëhej nga përfshirja e kupolës së shtetit dhe policisë”, tha Basha.
Manovra më e re e opozitës, synon ta mbajë nismën e akuzave.
Kjo që të mos kenë hapësirë dhe rol të madh dosjet që po dalin nga prokuroria për hetime të ish-zyrtarëve të lartë për korrupsion.
Deri tani dosja ndaj Saimir Tahirit ka ngecur vetëm me çështjen e pasaportës.
Prokuroria e Krimeve të Rënda nuk ka kanavuar në akuzën e përfshirjes s ëish-ministrit në trafik droge.
Për Lajm-shqip
Ylli Pata