Basha, gati dosja në BE: Lidhjet e Ramës me rusët. Partia Demokratike po përgatitet t’i kundërpërgjigjet Edi Ramës fuqishëm për akuza me qarqet ruse.
Siç mësohet, Lulzim Basha po përgatit një material të gjatë që do ta paraqesë në Partinë Popullore Europiane.
Në forumin që drejtohet nga Merkel dhe Jucker, Basha do të sjellë deklaratën ku Edi Rama “kërcënoi” BE.
Sipas Bashës, kryeministri shqiptar në një intervistë televizive tha se Shqipëria do gjejë alternative të tjera.
Nëse Bashkimi Europian nuk do të hapë negociatat.
Pjesë nga kjo strategji është bërë publike në mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së që u mbajt sot.
Pas mbledhjes së Kuvendit të enjten, Basha vetë do të niset për vizitë në Strasburg ku do takojë krerët e PPE.
Opozita shqiptare ka përgatitur një material të plotë filmik dhe të shkruar në gjuhën angleze.
Në këtë material është dhënë intervista e Edi Ramës për një media pranë Bashkimit Europian.
Po ashtu opozita ka futur në material lidhjet e qeverisë aktuale me Turqinë dhe takimet e Ramës me Erdoganin.

Për Lajm-shqip
Ylli Pata