Barorët e fshatit Tërbuq shpëtojnë nga shkëmbinjtë.
Banorët e fshatit Tërbuq në Bashkinë Gjirokastër më në fund shpëtuan nga ankthi dhe frika që u kanosen nga shkëmbinjtë. Gjatë stuhive të dimrit, një lagje e fshatit u rrezikua seriozisht nga lëvizja e disa shkëmbinjëve në pjesën e sipërme.

Me një projekt emergjence Bashkia Gjirokastër bëri një ndërhyrje duke thërmuar shkëmbinjtë për të larguar rrezikun.
Operacioni për largimin e rrezikut u drejtua nga Nënkryetari i Bashkisë inxhinjeri Vangjel Muco.
“Nëse do të shkëputeshin nga masivi i malit do të shkatërronin banesat dhe rrezikonin jetët e njerëzve. Ndërhyrja jonë synonte në largimin e rrezikut dhe rikthimin e normalitetit për banorët që jetonin në ankth e frikë. Nuk përdorëm eksploziv për të mos rrezikuar. Ndërhyrja konsistoi në thërmimin pjesë pjesë të masivit shkëmbor”, tha për Lajm-Shqip Nënkryetari i Bashkisë Vangjel Muco.
Pas ndërhyrjes banorët e evakuar nga zona e rrezikut iu rikthyen jetës normale në banesat e tyre.
Për Lajm-Shqip
Engjëll Serjani