Në fushën e vështirë të Real Sociadadit, Barcelona u gjend në disavantazh të dy golave brenda 34 minutave të para të ndeshjes.
Megjithatë katalanasit gjetën forcë dhe bën përmbysjen e madhe.
Barcelona i rrëmben pikët Real Sociadadit.
Një gol u shënua që në pjesën e parë nga Paulinho, shkruan opinion.al.
Ndërsa Suarez barazoi shifrat vetëm 5 minuta nga nisja e pjesës së dytë, madje shënoi edhe golin e avantazhit në minutën e 71-të.
Këtij suksesi të Barcelonës nuk mund t’i mungonte edhe ylli i skuadrës, Lionel Messi.
Messi e vulosi rezultatin në 2-4 në fundin e takimit.
Kjo fitore e çon në 9 pikë diferencën e Barcelonës nga Atletico e vendit të dytë.
www.lajm-shqip.com