Banka Botërore financon projektin e integrimit urban për Gjirokastrën.
Nëpërmjet Fondit Shqiptar të Zhvillimit, Banka Botërore ka nisur zbatimin e projektit “Restaurimi i ansamblit arkitektonik, Pazari Gjirokastër”.
Kryetarja e Bashkisë Zamira Rami tha për Lajm-Shqip se:
“Ekspertët e B.B., F.SH.ZH dhe zyrës urbanistike të bashkisë kanë bashkëpunuar për përcatimin, termave, nevojave dhe prioriteteve të ketij projekti”.
Projekti parashikon rehabilitimin e infrastrukturës dhe restaurimi i kalldrëmeve në zonën e Pazarit karakteristik në një periudhë kohore prej 12 muajsh.
Banka Botërore financon projektin e integrimit urban për Gjirokastrën.
Këto ditë është shpallur tenderi në Agjencinë e Prokurimeve duke ju përmbajtur standarteve dhe procedurave të përcaktuara në udhëzuesit e Bankës Botërore.
Projekti përmban edhe disa rrugë këmbësorësh me kalldrëm që lidhen me Kullën e Sahatit, sokakun e “Pazarit të Vjetër” dhe Sheshin e Pasha Kaurit.
Sipas kryebashkiakes Zamira Rami, projekti parashikon restaurim të plotë të rrjetit të kalldrëmeve të qytetit.
Degëzime rrugicash për lehtësimin e lëvizjes të turistëve dhe vizitorëve të shtruara me gurë do të ndërtohen edhe në disa pika të tjera.
“Projekti synon që karhas shtrimit me kalldrëm të sistemohen njëherë e mirë të gjitha rrjetet inxhinjerike në zonën e Pazarit.
Përfundimisht të gjitha tubacionet e ujrave sipërfaqësore, rrjeti i ujsjellësit dhe kabllot elektrike do të sistemohen poshtë kalldrëmit”, sqaron kryebashkiakja.
Ndërhyrjet e projektit tw B.B. në zonën e Pazarit, monument i kategorisë së dytë do të çlirojë njëherë e mirë fasadat nga kabllot që ngjajnë me rrjetat e merimangave.
Për Lajm-Shqip
Engjëll Serjani