Shijak, digjet një banesë një katëshe, policia në vendngjarje.
Banesa një katëshe u përfshi nga flakët.
Ngjarja ndodhi rreth ores 04:00 të mëngjesit, në lagjen Popullore.
Digjet banesa një katëshe në Shijak, policia shpjegon ngjarjen
Hyqmet Shaqja 70 vjeç mori plagë djegie të shkallës së lartë, i cili u dërgua me urgjencë në spital.
Ai ndodhet i shtruar në spitalin e Traumës Tiranë në gjendje kritike për jetën.
Ka qenë djali i të moshuarit i cili flinte ne dhomën ngjitur ai që ka pikasur flakët, duke i shkuar menjëherë në ndihmë të atit.
Me ndërhyrjen e fqinjëve dhe repartit të zjarrfikësve është bërë e mundur nxjerrja e të moshuarit nga dhoma.
Gjithashtu është bërë edhe neutralizimin e flakëve në banesë, duke mos lejuar përhapjen e tyre.
Shkak për zjarrin sipas grupit herimor dyshohet të jete bërë lënia ndezur e një qiririu në dhomën e të moshuarit.
Ndër të tjera bëhet me dije se familja Shaqja jetonte në errësirë të plot prej kohësh pasi nuk furnizoheshin me energji elektrike.
Shkak për këtë tregojnë fqinjet është bërë mospagesa e faturave të energjisë elektrike në kohë.
Pamjet tregojnë qartë se i moshuari dhe djali i tij jetonin në kushte të vështira.
Të ardhurat ekonomike nuk kanë mjaftuar që këta të fundit të shlyejnë faturat e energjisë elektrike e për pasojë ka ardhur edhe ndërprerja e kësaj të fundit.
Për lajm-shqip
Silvi Feimi