Ballkani pranë luftës: Aleksandër Vuçiç lidhet direkt me Putin. Situata është më afër konfliktit se kurrë.
Vuçiç kërkon menjëherë ndërhyrjen e Moskës pas arrestimit të Marko Gjuriçit në Mitrovicën e veriut.
Ai ka paralajmëruar një përgjigje ushtarake.
Vuçiç ka pasur një lidhje me Putinin me telekonferencë ndërkohë që ishte mbledhur me krerët e ushtrisë. Dhe shërbimit sekret.
Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç tashmë është nisur në Merdare. E më pas të dëbohet nga Kosova.
Ballkani pranë luftës, Aleksandër Vuçiç lidhet direkt me Putin.
Gjuriç në fillim dërgohet në gjykatë e më pas dërgohet në Merdare.
Ndërkaq në Mitrovicën e Veriut siç bën të ditur B92 situata është kaotike. Njerëzit kanë dalë në rrugë.
Në urën e Ibrit janë vendosur forca policore, ndërkohë që Trupat e KFOR-it kanë kyrë në gatishmërinë numër 1.
Pra për tu përgatitur që të ndalojnë një konflikt të armatosur.
Ka gjasa që Vuçiç të urdhërojë përgjigje të ashpër, ndoshta dërgimin e specialeve në Mitrovicën e veriut.
Apo bombardim të qeverisë së Kosovës.

Për Lajm-shqip
Ylli Pata