Kryetari i grupit të PS, Taulant Balla paralajmëroi se në ditët në vijim do të ketë hetime për politikanë të nivelit të larta.
Taulant Balla: ‘Gati hetimet për politikanë të nivelit të lartë’
Deklaratat Balla i bëri gjatë takimit të Stabilizim Asociimit Shqipëri-BE që po zhvillohet në Tiranë.
Në vazhdim presim të ketë hetime për politikanë të niveleve të larta, tha Balla ndër të tjera.
Ndërsa, kryetarja e Delegacionit të Parlamentit Evropian, Monica Macovei, i ka drejtuar mesazhe të forta politikës shqiptare lidhur mbi zgjedhjet.
Ajo ka folur edhe mbi luftën ndaj krimit e korrupsionit. Macovei i kërkoi politikës të bashkohet për të zbatuar Reformën në Drejtësi.
Ajo kërkoi të nisin menjëherë ndjekjet penale për rastet e korrupsionit.
Për lajm-shqip
Ylli Pata