Balla e Angjeli surprizohen në Gramsh. Takimi ka mbledhur qindra të rinj e intelektualë, Aksioni Kombëtar “Partia Socialiste e hapur për Ty”, ishte lejtmotivi bashkëbisedues. Ky synon afrimin e personave me reputacion publik. Këta, të angazhuar në nisma komunitare, me profesionistë të spikatur. Taulant Balla, Anastas Angjeli dhe kryebashkiakja e Gramshit , Luljeta Dollani u dhanë mirëseardhjen anëtarëve të rinj në Gramsh.

– “Procesi i hapjes së PS dhe arsyeja pse jemi sot këtu, është se jemi një parti që ristrukturimin e kemi pjesë të fizionomisë tonë. Kjo parti nuk do të ishte kaq e madhe sa është sot, nëse ne nuk do t’i mbanim dyert e PS të hapura. Ne kemi hapur dyert e PS, jo vetëm për djem e vajza të reja. Ata në fakt, janë të gatshëm të bëhen pjesë e një partie politike. Por unë besoj që në Gramsh plot mësues, mjekë, inxhinierë etj me reputacion publik , duhen ftuar për të qenë pjesë e PS. Po ashtu profesionistë të sektorit privat janë të ftuar të bëhen pjesë e PS. Është kjo parti, që garanton Shqipërinë, të ecë me shpejtësi në rrugën e integrimin europian. Por është dhe kjo parti sot që nuk ka më aleanca me lloj-lloj partishë. Por, ka vetëm një aleancë, atë me njerëzit e thjeshtë dhe të zakonshëm të këtij vendi” – tha Balla. Duke i dhënë më tej rëndësi aleancës së qeverisë me qytetarët e thjeshtë , Balla kërkoi prej tyre më shumë bashkëpunim. Kjo, për të denoncuar çdo rast të shpërdorimin apo abuzimit me detyrën.
Balla/ 500 punonjës në administratë, janë çuar në ndjekje penale
– “Bashkëqeverisja me njerëzit është t’i vendosim zyrat e shtetit në shërbim të tyre. Një drejtor, që nuk e pret dhe nuk i kthen përgjigje një qytetari nuk na hyn në punë . Kjo, as ne dhe as Gramshit. Një drejtor që nuk respekton qytetarët nuk mund të jetë më pjesë e PS. Mund të jeshë përfaqësues i PS vetëm nëse shërben mire. Nëse u kthen përgjigje njerëzve dhe sigurisht je i ndershëm në punën që bën.

500 punonjës të niveleve të ndryshme në administrate, janë çuar në ndjekje penale , sepse nuk kanë bërë detyrën si duhet. Kjo është një betejë, që nuk mund të fitohet nëse edhe ju nuk bëheni pjesë e denoncimeve. Prandaj u bëj thirrje të denonconi çdo rast të kujtdo që guxon të mos presë qytetarin. Të mos i ktheje përgjigje qytetarit. Dhe sigurisht rastet, kur guxon të kërkojë rryshfet, apo të mos bëjë detyrën, për të cilën është ngarkuar nga qeveria.” – ka shtuar Balla.
Të sapo anëtarësuarit në degën e PS-së Gramsh, dhanë arsyet e tyre për këtë zgjedhje. Ndërkohë që nuk kursyen ftesat për bashkëmoshatarët dhe kolegët e tyre që sot japin kontribut në fusha të ndryshme.
Besim Dybeli
19.11.2018