Një baba bëri në kokë një tatuazh që i ngjante qepjes së të birit. Djali i tij 1 vjeçar, Damiano iu nënshtrua një operacioni në kokë për të hequr një cist në anën e djathë të kafkës së tij.
Babai bëri tatoo qepjen në kokë në mënyrë që i biri të ishte më i sigurt kur të rritej dhe që të mos ndihej vetëm. Drake Britt, 26 vjeç, nga Nanaimo, British Columbia në Kanada u solidarizua me të birin, të cilit pas operacionit që doli me sukses, i ka mbetur një shenjë në kokë.
Babë e bir mbajnë në kokë të njëjtën shenjë, por ja cili e ka të vërtetë…
Ja si shprehet Drake për të birin:
“Unë nuk dua që ai të shqetësohet për ndonjë gjë. Operacioni e tij ishte gjëja më e madhe që ne deshëm të kalonim me sukses në jetën tonë. Doja të tregoja mbështetjen time për të”.
Për lajm-shqip:
Klajdi Thaçi
24.08.2018