Vepra Babai, shkruar nga autori i njohur Florian Zeller, shfaqet premierë në skenën e teatrit “Skampa” të Elbasanit. Këtë herë regjisori Spiro Duni sjell një vepër, që është shfaqur me sukses dhe në skenat e botës. Për teatrin në Elbasan premton të jetë shfaqja e vitit.
Gjithashtu mund të lexoni:
Rolet në vepër, regjisori i njohur Spiro Duni ia ka besuar një kasti aktorësh të vlerësuar të teatrit. Ndërkohë, regjisori Duni pohon se në qendër të veprës është sensibilizimi ndaj moshës së tretë.
Sipas tij, vepra Babai është një temë ndërkombëtare
Është sensibilizim ndaj moshës së tretë dhe ndaj sëmundjes së alzheimerit që është e përbotshme, si dhe marrëdhënia baba dhe bijë.
Gjatë konferencës për median, drejtori i teatrit ‘’Skampa’’ vlerëson aktorët dhe regjisorin, që zgjodhën Elbasanin. Për aktoren Flaura Kureta, roli paraqitet mjaft kompleks dhe herë-herë i vështirë. Po kaq të emocionuar janë shprehur edhe aktorët e tjerë. Komedia e trishtë ‘’Babai’’ trajton një subjekt real të ditëve tona. Mosha e tretë mbetet në udhëkryqin për t’i kaluar ditët me fëmijët, apo në azil.
Për Lajm-Shqip
Alfrida Danushi