Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, vërteton se Polica falsifikoi ‘orën e ndalimit’ të 25 kuksianëve. Ndërsa, Avokati Altin Goxhaj, ka publikuar një video, që siç shprehet ai, është “prova që vërteton, këtë shkelje flagrante.
Lulzim Basha: Polica falsifikoi ‘orën e ndalimit’, të 25 kuksianëve!
Gjithsesi, Basha thotë se në Shqipëri, është instaluar polici e prokurori politike, dhe kjo, duhet të ndalet. Ka reaguar pas bërjes publike të videos së arrestimit të protestusve kuksianë, nga policia në mes të natës, kreu i PD-së Luzim Basha. Në një postm në rrjetet sociale, ai ka akuzuar qeverinë dhe e ka quajtur këtë një krim shtetëror. Ky krim shtetëror tregon qartë se në Shqipëri është instaluar një polici dhe prokurori politike dhe ekstraligjore. e cila shkel dhe dhunon të drejtat kushtetuese të qytetarëve shqiptarë sepse është vënë në shërbim të regjimit të Edi Ramës, shkruan Basha.
Ja shkrimi i plotë, i kreut të PD:
Këto pamje, vërtetojnë rrëmbimin e qytetarëve kuksianë në mes të natës. Si dhe dëshmojnë, se arrestimet e tyre janë bërë në mënyrë të paligjshme. Ndërsa, policia dhe prokuroria kanë fallsifikuar në bashkëpunim me njëra-tjetrën dokumentat zyrtare. Ky është një krim shtetëror, i kryer me ftohtësi, dhe bashkëpunim kriminal, mes policisë dhe prokurorisë! Ky krim shtetëror tregon qartë se në Shqipëri është instaluar një polici dhe prokurori politike dhe ekstraligjore. Që shkel dhe dhunon, të drejtat kushtetuese të qytetarëve shqiptarë. Sepse është vënë në shërbim të regjimit të Edi Ramës. Misioni i këtyre institucioneve të kapura nuk është lufta kundër krimit dhe korrupsionit, por lufta kundër çdokujt që rrezikon apo kundërshton regjimin e Edi Ramës. thotë Basha.
Krimi shtetëror i rrëmbimit dhe burgosjes së qytetarëve të pafajshëm kuksianë duhet të ndëshkohet.
Më tej, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha vazhdon:
Kjo është thirrje për një reagim popullor kundër padrejtësisë ndaj kuksianëve kurajozë që mbahen si kriminelë në burg, ndërkohë që kriminelët e vërtetë janë të lirë. Ne jemi me kuksianët. Ne jemi me popullin. Ky regjim kriminal duhet të ndalet dhe se bashku duhet të rivendosim demokracinë, drejtësinë dhe dinjitetin e njerëzve të thjeshtë.
Kështu e përfundon shkrimin etij në FB, Lulzim Basha.
Për lajm-shqip:
Leonard Xhelili