Një automjet në autostradën Tiranë-Durrës ka humbur kontrollin nga ku më pas ka rënë nga një lartësi e konsiderueshme.
Shpejtësia mendohet paraprakisht të ketë qënë shkaku i humbjes së kontrollit nga ku më pas automjeti ka devijuar e ka dalë jashtë autostradës, për të përfunduar disa metra poshtë saj në tokë bujqësore.

Aksident në autostradën Tiranë-Durrës. Një makinë ka humbur kontrollin
Ende nuk raportohet për viktima apo të plagosur.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes nga ku po bëhet e mundur edhe nxjerrja e automjetit nga toka bujqësore ku ky i fundit ka përfunduar.
Kjo ngjarje ka ndodhur vetëm para pak minutash në afërsi të mbikalimit të Fllakës.
Silvi Feimi
22.01.2018