Kanë mjaftuar vetëm pak orë reshje të dendura shiu dhe autostrada Tiranë-Durrës është shndërruar në një lumë.Shirat e rrëmbyer mbuluan rrugët, makinat dhe banesat, përgjatë kësaj rruge.
Uji gjatë mbrëmjes së djeshme arriti në mbi 1 metër, citon Syri.net.
Për të normalizuar situatën është bërë çarja e bordurave anësore në aksin Tiranë-Durrës.
Sipas informacioneve të fundit nga Zyra e Emergjencave Civile, momentalisht autostrada është e kalueshme me vështirësi. Ndërsa krahu Durrës-Tiranë është i pakalueshëm si pasojë e përmbytjeve. Rruga Ndroq-Durrës është e kalueshme.