Autostrada Durrës-Lushnje edhe pse me sistem ndriçimi nuk është e ndriçuar.
Kjo situatë vijon prej disa muajsh por askush nuk jep shkakun e kësaj situate.
Për të gjithë drejtuesit e automjeteve si në ikje dhe në ardhje mungesa e ndriçimit është një problem mjaft shqetësues.
Në disa pika mungon dhe sinjalistika fosforeshente duke e bërë këtë situatë akoma më shumë shqetësuese.
Banorët e zonës janë ata më të rrezikuarit. Kjo për shkak dhe të mungesës së urave detyrohen të kalojnë rrugën në errësirë.
Autostrada Durrës-Lushnje edhe pse me sistem ndriçimi por nuk është e ndriçuar.
Nuk kanë munguar dhe aksidentet me pasojë vdekjen. Vendosja në punë e kësaj sinjalistike do të sillte rritjen e sigurisë rrugore e cila është tepër delikate në këtë pikë .
Për Lajm-shqip
Enrik Mehmeti
Të ngjashme mund të lexoni: