Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bërë të mundur bllokimin e 400 kg mish pa vulë.
AKU bllokon 400 kg mish pa vulë
Gjatë një aksioni për festat e fundvitit dhe shmangien e shkeljeve nga subjektet që tregtojnë mish, inspektorët e AKU-së kanë konstatuar shkelje.
Ndërsa kanë bllokuar mishin, i cili tregtohej tek konsumatorët pa vulën përkatëse.
Burime thonë se mishi është bllokuar në një subjekt në fshatin e Mborjes dhe në një pikë në qytet.
Mishi ishte jashtë standardeve të tregtimit dhe pa vulë. AKU vijon kontrollet.
Për Lajm Shqip
Ledjona Xheladinaj