Autobuzi shkrubohet në ‘Rrugën e Kombit’ shpëtojnë pasagjerët. Autobuzi me targë kosove i cili mori flakë në ecje është djegur tërësisht. Në afërsi të fshatit Gëziq-Mirditë në Rrugën e Kombit ndodhi ngjarja.
Një shkëndi elektrike thuhet për momentin shkaktoi zjarrin, dhe pse zjarrëfikset bënë maksimumin të vinin në kohë autobuzi u shkrumbua.
Autobuzi shkrubohet në ‘Rrugën e Kombit’ shpëtojnë pasagjerët…
Fatmirësisht pasagjerët dhe një pjesë e bagazheve nuk pësuan dëmtime. Mësohet se autobuzi ishte i linjës Milano-Prishtinë. Udhëtarët ishin për drejt Milanos. Gjithsesi filluan hetimet për të zbardhur shkaqet e vërteta.

Për Lajm-shqip
Vladimir Muçaj