Në paraditen e djeshme në Linz të Austrisë, shtetasi shqiptar 35-vjeçar i Kosovës ka plagosur me thikë partneren e tij dhe pastaj është arratisur.
Shtetasi ka me vete një pistoletë dhe ka ikur në drejtim të kopshtit të fëmijëve.
Aty janë të vendosur edhe fëmijët e tij, shkruajnë mediet austriake.
Policia është mobilizuar në ndjekje të tij, transmeton syri.net.
Sulmi ka ndodhur rreth orës 11.15 në një shitore në një lagje të qytetit Linz. Kosovari ka goditur me thikë partneren e tij, nënë e dy fëmijëve . Shetësja ka marrë plagë të rënda. Ndërsa sipas policisë, aty ka ndodhur edhe një e shtënë me armë. Kjo e shtënë mendohet të jetë shkrepur nga një pistoletë frikësuese.
Pastaj, 35 vjeçari ka marrë makinën e partneres së tij dhe ka ikur nga vendi i krimit. Policia e ka rrethuar kopështin e fëmijëve të cilin e frekuentojnë edhe fëmijët e kosovarit. Ndjekja po vazhdon.
www.lajme-shqip.com