Australianja kaloi thuajse dy ditë e izoluar në fundin e një pusi jashtë funksioni.
Mbijeton australianja 2 ditë në një pus.
Australianja u gjet në një lokalitet që është i vetëshpallur si kryeqendra botërore e gurit me vlerë, opalit të zi.
Vajza 26-vjeçare u zhduk të premten.
Pasi u largua nga shtëpia e saj në Lightning Ridge për të shëtitur, rreth 800 kilometra në veri të Sidnejit.
Një operacion i gjerë shpëtimi ka nisur më pas dhe më anë të një droni të policisë u mundësua lokalizimi i vajzës.
Sipas të dhënave, ajo është penguar dhe ka rënë në një pus tetë metra të thellë.
Temperatura gjatës ditës i kalon 40 gradë Celsius.
Për fat të mirë ajo ia doli të mbijetonte në sajë të ndihmës së policisë.
Ajo u nxor në sipërfaqe falë një çikriku me një kabllo të trashë duke i dhënë fillimisht ujë.
Vajza është shtruar menjëherë në spital në një gjendje të qëndrueshme shëndetësore.
Lightning Ridge është i njohur në botë për rezervat e tij me opal të zi.
Ai tërheq qindra turistë të apasionuar pas thesareve, shkruan syri.net.
Gërmues amatorë kanë hapur puse të panumërta vertikale në zonë, ku qindra prej tyre datojnë prej dhjetëra vitesh.
www.lajm-shqip.com