Asgjesohet banda Greko-Shqiptare e drogës në Athinë.
Policia greke ka bërë të ditur se asgjesoi një bandë greko-shqiptare të trafikut të drogës dhe të armëve.
Operacioni ka nisur në fund të janarit dhe për shkak të sekretit të hetimeve sot janë publikuar emrat e trafikantëve.
Mësohet se banda përbëhej nga 7 persona, 4 prej të cilëve janë shtetas shqiptarë dhe 3 grekë, të gjithë të arrestuar.
Athinë: Asgjesohet banda Greko-Shqiptare e drogës
Shqiptarët e arrestuar janë: Renado Hodallari 27 vjeç, Spartak Zene 31 vjeç, Fatjon Habibaj 33 vjeç, Devis Nikolli 24 vjeç.
Të arrestuarit zhvillonin aktivitetin e paligjshëm në zonën e Atikës.
Anëtarët e bandës kishin një organizim të sofistikuar ku shqipëtarët kishin rolin kryesor të transportimit, shpërndarjes dhe ruajtjes.
Drejtuesi i banesës ishte shqiptari Renado Hodallari.
Në momentin e arrestimit policia sekuestroi 105 kliogram kanabis, 12 mijë euro dhe sende të tjera të aktivitetit kriminal.
Engjëll Serjani
16.02.2018