Atentati në Vlorë, makina e blinduar i shpëtoi jetën të riut, doktorët i presin njërën këmbë
Atentati në Vlorë
Rezistenca ndaj eksplozivit duke mos i marrë jetën të riut nuk duket se është thjesht fat, por lidhet me makinën.
Fuoristrada tip Jeep Chereoke duket se ka qenë e blinduar duke bërë që shpërthimi të mos i merrte jetën Ines Hajrullës ose i njohur si Ini.
Pavarësisht sasisë së eksplozivit, i cili mendohet se i kalonte 500 gramë, ka bërë që mos të prekte organet jetike të të riut, por vetëm këmbët.
Mjekët konfirmojnë se i kanë prerë njërën nga këmbët ndërkohë që i rrezikohet dhe këmba tjetër.
Përsa i përket motiveve mendohet për një konflikt, lidhur kjo dhe me të kaluarën kriminale të të riut, i cili vetëm një vit më parë u arrestua për herë të fundit për armëmbajtje pa leje.
Aktualisht, i riu vijon të jetë në rrezik për jetën.
Për Lajm Shqip
E.M.