Lushnja është tronditur sot nga një krim i dyfishtë. Dy të rinj janë ekzekutuar shumë pranë Komisariatit të Lushnjës, ndërsa 3 të tjerë janë plagosur dhe ndodhen në gjendje të rëndë në spital.
Një nga viktimat është 27 vjeçari Zamir Latifi, ndersa viktima e dytë është Jurgen Hoxha, 23 vjeç nga Lushnja.
Dy viktimat ishin shokë me njeri-tjetrin. Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e sotme ne oren 18:00 në lagjen “Loni Dhamo”, ku mësohet se ka pasur shumë të shtëna me armë zjarri.
Po ashtu i plagosur ka mbetur edhe nipi i Aldo Bares, Xhuliano Shkurti. Të plagosur të tjerë janë Marjus Xhepexhiu 26 vjeç dhe Bujar Turku 66 vjeç qe po kalonte me biçikletë dhe u plagos rastësisht.