Një atentat është shënuar mbrëmjen e sotme në Vlorë, tre të rinj që po udhëtonin me një Fiat Punto me targa italiane kanë ngelur të plagosur rëndë.
Dy persona i kanë bër pritë dhe kanë qëlluar në drejtim të tyre.
Tre të rinjtë e plagosur janë Gazmend Canaj 27 vjeç, Taulant Beqiri 27 vjeç, Elis Llanaj 27 vjeç.
Të tre janë në sallën e operacionit ndërkohë nga ky atentat në Vlorë, i plagosur rëndë është Canaj.
Policia ka shoqëruar disa persona ndërkohë që po mblidhen prova në makinën me targa italiane. Policia po heton të kaluarën e 3 të rinjve në shtetin fqinj itali.
Policia ka ngritur kontrolle në të gjitha pikat hyrëse dhe dalëse të qytetit.

Për Lajm-shqip
Enrik Mehmeti