Atentat me armë zjarri në Tiranë, vritet 40-vjeçari. Një ngjarje e rëndë kriminale ka ndodhur në Tiranë gjatë orëve të mbrëmjes të së martës.
Një person është ekzekutuar me armë zjarri në zonën e Kinostudios.
Viktimë ka mbetur një person rreth të 40-ve, identiteti i të cilit nuk bëhet ende me dije. Ngjarja e rëndë ka ndodhur pranë një karburanti.
Atentat me armë zjarri në Tiranë, vritet 40-vjeçari.
Policia ka shkuar ne vendngjarje dhe ka nisur veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin për kapjen e autorit të krimit.
