Asgardia: Satelit me 143 mijë banorë, në një realitet virtual!
Më shumë se 25 mijë njerëz nga vendet e Bashkimit Europian kanë zgjedhur të regjistrohen si banorët e të parit komb hapësinor, Asgardia.
Kombi virtual është themeluar në tetor të vitit 2016 nga shkencëtari rus, Igor Ashurbeyli. Tani ka më shumë se 143 mijë qytetarë nga e gjithë bota.
Asgardia, ka marrë emrin nga një qytet mitologjik në qiell.
Ai është një projekt global, unifikues dhe humanitar. Parimet e tij themeluese përfshijnë garantimin e përdorimit paqësor të hapësirës.
Më herët këtë muaj u lançua sateliti “Asgardia 1”, që çoi të dhënat e qytetarëve të tij në hapësirë. Asgardia ka dhe flamurin dixhital, Kushtetutën dhe emblemën. Ndërsa SHBA, Turqia dhe Kina kryesojnë listën banorëve.
Sipas të dhënave në faqen e internetit të Asgardias, njerëz nga çdo shtet në Bashkimin Europian janë pranuar si qytetarë të kombit hapësinor. Italia ka numrin më të madh të asgardianëve, me rreth 7.000. Britania e Madhe ka afro 5.000 qytetarë, ndërsa Spanja dhe Franca numurojnë rreth 3.000.
Kushdo mbi moshën 18 vjeç, me një adresë “e-mail”-i mund t’i bashkohet Asgardias. Kushti kryesor është që ata të pranojnë t’i binden kushtetutës së saj. Asgardia shpreson të krijojë platforma banimi në orbitën e poshtme të Tokës, në të ardhmen.
Të ngjashme mund të lexoni:
Asgardia synon që të njihet nga Kombet e Bashkuara.
Por, për ta arritur këtë, Këshilli i Sigurimit të OKB-së duhet të miratojë aplikimin e saj. Dy të tretat e vendeve anëtare të Asamblesë së Përgjithshme duhet të votojnë për pranimin.
Qytetarët e Asgardias shpresojnë tani të bëjnë një hap më shumë drejt kësaj ëndërre. Ata kanë konkuruar për t’u bërë pjesë e parlamentit të saj, me kandidatë nga e gjithë Evropa dhe përtej.
23.11.2017