Ka patur debate gjatë asamblesë së FSHF-së, shkruan opinion.al.
Më pas janë ulur në kafe bashkë Duka e Fino, vetëm pak minuta para votimit.
Është mbyllur pjesa e parë e punimeve të FSHF-së me një 15 minutësh pushim që u ka shërbyer edhe kandidatëve Duka-Fino për të sqaruar një keqkuptim.
Asambleja e FSHF/ Në kafe bashkë Duka e Fino pak minuta para votimit
Siç shihet në foto, ata janë ulur së bashku në barin e hotelit, për të konsumuar një kafe gjatë 15 minutëshit të pushimit, të shoqëruar edhe nga Koço Kokëdhima.
Mësohet se ka pasur një debat me tone të ashpra dhe Bashkim Fino i ka kërkuar Dukës llogari për njëanshmëri në Asamble.
“Pse më ke lënë mua në fund të sallës? Çfarë je ti që mendon se mund t’i trajtosh njerëzit kështu?
Ku ka moral kjo punë? O Koço, do e bëje këtë ti po të kishe qenë në vend të këtij (Dukës)?”, i është drejtuar Fino, presidentit aktual Duka.
Gjithsesi në fund gjithçka është sqaruar dhe gjakrat janë ulur.
Pas pak pritet të nisë edhe votimi i delegatëve për të zgjedhur Presidentin e ri.

07.02.2018