Ambasadori amerikan Aleksandër Arvizu gjatë prezantimit të një projekti të USAID-it për të mbështetur me kredi fermerët shqiptarë deklaroi se kreditë e këqia kanë njohur rritje dhe gjykatat nuk krijojnë mundësi për mbledhjen e borxheve. “Kredidhënia kundrejt fermërve shqiptar shihet shpesh si e rrezikshme dhe mungesa e efikasitetit të gjykatave e bën të vështirë dhe të kushtueshme që huadhënësit të mund të mbledhin borxhet. Përqindja e kredive të këqia, është rreth 20 përqind. Kredidhënia është ngadalësuar. Që sektori privat ti rikthehet rritjes, nevojitet që Shqipëria të mbështesë reformën në drejtësi dhe që gjykatat të krijojnë një mjedis transparent e të barabartë”, tha Arvizu.
17.09.2012
Burimi: Albeu