Ish-Drejtori i RTSH-së, Artur Zheji, dhe Edi Rama, kanë qenë miq të ngushtë. Por, miqësia u ftoh, kur Rama, j’u fut politikës. Për këtë arsye, Ramën e abandonoi, e dashura gjermane, thotë Artur Zheji
Ramën e abandonoi, e dashura gjermane, kur ai, j’u fut politikës, thotë Artur Zheji
Këtë rëfim, ka bërë Artur Zheji, në një intervistë për emisionin ‘Mos i fol shoferit’. Zheji rrëfeu arsyen përse nuk janë më aq të afërt, me Kryeministrin aktual. Pasi, ata kanë qenë miq të ngushtë kur ishin të rinj.
Gjithashtu, Zheji, ka zbuluar një detaj, të jetës sentimentale të Ramës. Zheji tha se, kur ai vendosi ti hynte politikës, mardhëniet me të u ftohë, por, jo vetëm. Ja çfarë tregon Zheji:
Në atë kohë Rama ka patur një mikeshë gjermane, një yll e bukur. Një gjermane brune me sy bojëqielli. Ndërsa, Gjermania u nda nga ai, se mendonte që ishte e dashuruar me Ramën artist, dhe jo Ramën politikan. Gjermania erdhi më vonë. Ajo erdhi, kur ai kandidoi për kryetar bashkie, dhe i tha që deri këtu mbaj. Më pas filluan sherret politike mes tij dhe Nanos.
Ndërsa për mua, unë shokë i kisha prapë. Mbetëm deri në një farë kohe miq në një truall shumë konfliktual, thotë Artur Zheji. Më tej ai vazhdon: Nuk jemi zënë. Flasim, është ajo e folura e sipërfaqshme, që fsheh moskomunikimin total. Për të folur, flasim. Megjithatë, ne u bëmë dy tipa të ndryshëm. Ne kemi bërë një bisedë vendimtare që ndau rrugët tona.
Ka qenë viti ’97. Në 1997, Fatos Nano që më vonë u bë miku im më i shtrenjtë, dhe u bë kryeministër. Nano, e ftoi Ramën, për tu bërë ministër. Dhe për këtë, Rama ftoi dy miq, për tu këshilluar për të ardhmen e tij në Shqipëri. Rama, sa kishte ardhur nga Parisi. Njëri nga miqtë isha unë, ndërsa tjetri ishte Spartak Ngjela. Që sot nuk le kusur, i thotë mendjefyell. Megjithatë, ai donte një këshillim, ishte akoma Rama që unë kam njohur, që e kam patur vëllacko. Ngjela i tha je në rrugën e duhur, kjo është e ardhmja jote. Ti i ke të gjitha provokativat për tu bërë njishi. Dhe parashikimi i Ngjelës doli i saktë.
Kurse unë i thashë ti je artist i madh për mua, dhe do t’a humbasësh këtë talent artistik, po hyre në politikë, e mbyll apologjinë e tij Artur Zheji.
Për lajm-shqip:
Leonard Xhelili