Artistja e famshme Paulina Calahorran ka humbur jetën pas një aksidenti. 42-vjeçarja humbi jetën si pasojë e një aksidenti me makinë në Milano.
Këngëtarja ameriko-latine po udhëtonte me një makinë që drejtohej nga një mik i saj 26-vjeçar, kur një SUV është përplasur me ta.
Calahorran humbi jetën në spital. Aksidenti i makinës ndodhi në Viale Legioni Romane, në Milano.
Artistja e famshme humbet jetën, i ndodh një aksident…
Sipas deklaratës së policisë makina e këngëtares u përplas me një Porsche, dhe nga aksidenti u dëmtuan edhe 7 makina të parkuara.
Për 42-vjeçaren, e cila u dërgua menjëherë në spital, nuk kishte asgjë që mund të bëhej për t’i shpëtuar jetën.
Ndërsa shoferi i Porsche dhe ai i makinës ku ndodhej këngëtarja përkatësisht 26 dhe 27 vjeç janë në gjendje të rëndë për jetën.

Për lajm-shqip:
Klajdi Thaçi
01.06.2018