Lajm Shqip

Lajmet më të fundit
  • Kreu
  • AKTUALITET
  • POLITIKË
  • EKONOMI
  • KRONIKE
  • SOCIALE
  • KULTURE
  • LIFESTYLE
  • FOTO-LAJM
  • GAZETA
Lajm Flash
  • POLICIA E SHTETIT: EDHE 7 DITË NGA MBYLLJA E APLIKIMEVE PËR OFICERË TË POLICISË KRIMINALE   |   1 vit më parë

  • ZËRI I AMERIKËS/ SHQIPËRI: SPITALET COVID MBINGARKESË PACIENTËSH NGA TË GJITHA MOSHAT   |   1 vit më parë

  • OFL: FORMULARË TË DEKLARIMIT TË PASURISË PËR 3 “TË FORTËT” NË BERAT   |   1 vit më parë

  • COVID-19, RËNDOHET SITUATA / HUMBIN JETËN 5 PACIENTË DHE INFEKTOHEN 154 NË 24 ORË   |   1 vit më parë

  • KURSI I KËMBIMIT, 13 GUSHT 2020   |   1 vit më parë

  • TABAKU: RAMA GËNJEN SHQIPTARËT! BILANCI I TIJ: NË 7 VITE KA NDËRTUAR VETËM 22 KILOMETËR RRUGË!   |   1 vit më parë

  • VELIAJ FALENDERON QYTETARËT: MIRËNJOHJE QYTETARËVE QË MBAJNË MASKA NË AUTOBUSË   |   1 vit më parë

  • KURSI I KËMBIMIT/ VAZHDON TË FORCOHET EURO   |   1 vit më parë

  • DITA NDËRKOMBËTARE E RINISË/ META: BASHKOHUNI DHE MERRNI NË DORË FATET TUAJA DHE TË ATDHEUT TONË!   |   1 vit më parë

  • HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020   |   1 vit më parë

  • COVID-19, MSH: 125 raste të reja në 24 orët e fundit. Humb jetën një paciente nga Vlora   |   1 vit më parë

  • ZYRTARE/ ILIR DAJA ËSHTË TRAJNERI I RI I PARTIZANIT   |   1 vit më parë

  • PARASHIKIMI I MOTIT/ JA SI NIS JAVA   |   1 vit më parë

  • 5 ARSYE PËRSE GRATË DUHET TË MASTURBOHEN RREGULLISHT   |   1 vit më parë

 
Ndodhesh nëKreu»LAJMI I FUNDIT»Ç’përfaqësojnë lëvizjet tektonike të Arta Markut dhe kreu i SPAK
Ç’përfaqësojnë lëvizjet tektonike të Arta Markut dhe kreu i SPAK
Ç’përfaqësojnë lëvizjet tektonike të Arta Markut dhe kreu i SPAK

Ç’përfaqësojnë lëvizjet tektonike të Arta Markut dhe kreu i SPAK

4 vite më parë Komento

Arta Marku ka nisur dje të ç’montojë prokurorinë nga njerëzit e Adriatik Llallës. Ndërkohë që ka kryer emërimin më të rëndësishëm në kupolën e organit të akuzës. Kryeprokurorja e Përkohshme ka hequr Petrit Fushën si prokuror i Tiranës. Në vend të tij ka emëruar Dritan Rreshkën, njeriun që amerikanët e trajnojnë prej 4 vitesh, për të qenë njeriu që do të drejtojnë Prokurorinë Speciale(SPAK). Përkatësisht organin që do të bëjë “gjuetinë e peshkaqenëve”.

Të ngjashme mund të lexoni:

  • Arta Marku shkarkon kryeprokurorin e Tiranës: Në vend të tij, emërohet
  • Ministri Xhafaj takim në zyrë me kryeprokuroren Arta Marku

 

Emërimi i Dritan Rreshkës ka qenë i beftë. Pritej që në prokurorinë e Tiranës do të vendosej një “armik” i Adriatik Llallës: Shkëlqim Hajdari dhe më pas kreu i Task-Forcës në Prokurorinë e Tiranës të zgjidhej në krye të SPAK-ut. Por duket se gjërat nuk presin.

SHBA dhe BE, të cilët janë realisht shtytësit e reformës në drejtësi kanë vënë në zbatim “Planin B”. Ai konsiston në nisjen e operacionit të madh të “Peshaqenëve” me strukturat ad –hoc. Pra edhe pse nuk janë konstituuar Këshilli i Lartë i Prokurorisë, Këshilli i Lartë i Gjyqësorit, SPAK dhe Byroja Kombëtare e Hetimit. Dritan Reshka, njeriu që u emërua dje Prokuror i Tiranës është një propozim i pastër amerikan.

Ai në vitin 2015 u propozua që të behët kreu i një Task Force antikorrupsion e të niste që prej atëherë hetimet e “peshqve të mëdhenj”. Por që nuk u dekretua nga Presidenti i atëhershëm Bujar Nishani. Më pas u mënjanua nga Adriatik Llalla në një zyrë pa peshë. Si Prokuror i Tiranës, Rreshka, sipas Reformës në Drejtësi, ka kompetenca të plotë për të hapur dosje, nisur hetimet, por edhe kryer arrestime e ndalime. Nuk i duhet asnjë izëm apo firmë nga Kryeprokurorja.

Dritan Rreshka, ashtu si Arta Marku, është një jurist që nuk ka lidhje as me “Plepat” e as me sistemin komunist. Ai është diplomuar e ka përvojë vetëm në vitet e sistemit aktual. Ka nisur universitetin pas viteve 90 dhe është diplomuar në 2001-shin. Më pas ka kryer magjistraturën ku ka marrë gradën “prokuror”.

Rreshka është prokurori i parë, që në periudhën e qeverisë “Berisha” i cili themeloi “Task Forcën” ndaj krimit ekonomik dhe korrupsionit, ku bënin pjesë përveç prokurorisë edhe SHISH e policia. Është eksperti më i kualifikuar për çështjet e pastrimit, qarkullimit dhe fshehjes së parave. Për të cilat është trajnuar në SHBA. Rreshka, që nga e hëna ka përpara “provën e zjarrit” për të tronditur themelet e politikës me nisjen e gjuetisë së “Peshkaqenëve”.

Emërimi i tij në krye të Prokurorisë së Tiranës, duket se është prova e tij për të kaluar më pas si drejtues i SPAK, organit që do të jetë ashtu sin ë Kroaci, Maqedoni, Rumani etj, “tmerri” i zyrtarëve dhe politikanëve.

Lëvizjet e tjera

Kryeprokurorja Arta Marku, përveç rrokadës në Prokurorinë e Tiranës, dje ka larguar edhe Rovena Gashin. Drejtuesen e Dekriminalizimit në Prokurorinë e Përgjithshme dhe zëvendësimin e saj me Arqile Koçiajn, prokurorin me përvojë. Rovena Gashi ka qenë një nga bashkëpunëtoret më të rëndësishme të Adriatik Llallës. Ajo u bë e njohur pasi nxori nga politika Elvis Rroshin, Shkëlqim Selamin dhe Dashamir Tahirin.

Por Gashi u përplas me SHBA dhe BE-në për dy gjëra të rëndësishme. E para ajo u akuzua se po e përdor dekriminalizimin në mënyrë selektive. Dhe e dyta akuzoi ambasadorin amerikan në Tiranë Donald Lu, se ka shantazhuar deputetë me probleme që të votojnë reformën në drejtësi. Reformë për të cilën ajo ishte kundër. Po si e bëri Gashi dekriminalizimin në mënyrë selektive?

Shembulli është pranvera e këtij viti; kur PD-ja ishte në çadër dhe LSI ishte bërë gati të linte qeverinë. Duke joshur edhe disa deputetë të PS-së që nuk do të kandidoheshin nga Edi Rama. Ilir Meta kishte bërë gati planin për rrezimin e Edi Ramës. Por ai kishte dyshimin se kryeministri mbahej në këmbë nga disa deputetë të LSI.

Siç ishte Shkëlqim Selami i Vlorës. Dhe Rovena Gashi me Adriatik Llallën ndërhynë në këtë moment duke hequr Selamin. Që u zëvendësua nga një tjetër i listës, besnik me Metën. Kjo manovër u cilësua nga ndërkombëtarët si një lëvizje tipike politike e Prokurorisë për të ndryshuar numrat në Parlament. Dhe u konsiderua totalisht jo e përshtatshme për një institucion të pavarur.

Javën e kaluar, Gashi, si për të sfiduar Arta Markun dërgoi në Kuvend një shkresë për të hequr mandatin e Aqif  Rakipit të PDIU-së dhe  Gledion Rehovicës të LSI-së. Pra, Rehovicën nuk kërkoi t’ja largojë mandatin më parë. Por vetëm sot, duke krijuar kushtet që të ketë dyshim për lëvizje selektive. Ndërkohë, kur gati një vit më parë ambasada Amerikane i hoqi vizën Rovena Gashit, kjo e fundit, në një letër dërguar Presidentit të atëhershëm Bujar Nishani, akuzoi ambasadorin Donald Lu se “ka shantazhuar deputetë që i prek dekriminalizimi për të votuar pro reformës në drejtësi”.

Kjo akuzë është shumë e rëndë për tu bërë nga një prokurore ndaj një diplomati të një shteti tjetër. Zonja Gashi mund ta kishte bërë konfidencialisht vërejtjen e saj me shkrim. Ajo mund t’i kishte kërkuar Presidentit apo Ministrit të Jashtëm që të kërkonin sqarime nga ambasada e SHBA. Kurse një publikim i letrës, nuk ishte gjë tjetër vetëm një përdorim politik i organit të akuzës.

Interesant është fakti se Kryeprokurorja Arta Marku nuk ka lëvizur drejtuesit e Prokurorisë së Krimeve të Rënda të Tiranës. Apo treshen e famshme që u përball me çështjen “Tahiri” në Kuvend, që drejtohet nga prokurori Besim Hajdarmataj. Sipas gjasave, ajo treshe nuk do të lëvizet pasi ka në dorë çështjen ndaj Saimir Tahirit. Çështje të cilën duhet ta përfundojnë. Kjo dosje do të jeta edhe prova e e tyre, tani që nuk kanë një mbështetje në kupolën e prokurorisë. Por nga ana tjetër me ligj janë të pavarur që të vijojnë hetimet.

Për Lajm Shqip

Ylli Pata

30.12.2017

Arta Marku Levizjet SPAK 4 vite më parë
admin
Etiketime Arta Marku Levizjet SPAK
Twitter Facebook Google + Stumble linkedin Pinterest Më shumë
Të mëparshme

Soni Malaj super e zjarrtë, përplas të pasmet bombastike me pasqyrën

Pasardhëse

Korçë/ Skëndërbeu shumë shpejt me një stadium të ri

Të Ngjashme

Këto shenja horoskopi kurrë nuk do t’jua falin tradhëtinë

Këto shenja horoskopi kurrë nuk do t’jua falin tradhëtinë

Elda Bani 4 vite më parë
Donald Lu i kundër-përgjigjet akuzave të Ylli Manjanit…!

Donald Lu i kundër-përgjigjet akuzave të Ylli Manjanit…!

admin 4 vite më parë
Banane me kokainë: tani kapet sasia rekord, 2 ton drogë

Banane me kokainë: tani kapet sasia rekord, 2 ton drogë

admin 3 vite më parë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Horoskopi

  • HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020

    HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020

Moti

  • PARASHIKIMI I MOTIT/ JA SI NIS JAVA

    PARASHIKIMI I MOTIT/ JA SI NIS JAVA

Politikë

  • Veliaj kërkon të ndryshojë datën e ditës së verës, ish-ministri i jep përgjigjie “fytyrës”

    Veliaj kërkon të ndryshojë datën e ditës së verës, ish-ministri i jep përgjigjie “fytyrës”

  • Studiuesi Muka: “Pakti për Universitetin” thjesht një pemtim elektoral

    Studiuesi Muka: “Pakti për Universitetin” thjesht një pemtim elektoral

  • Filo kundër Ramës, të anulohet ndërtimi i TEC-it në Korçë

    Filo kundër Ramës, të anulohet ndërtimi i TEC-it në Korçë

  • Berisha: Ndërtimi i termocentralit në Korçë armik i qytetarëve dhe i mjedisit

    Berisha: Ndërtimi i termocentralit në Korçë armik i qytetarëve dhe i mjedisit

  • Policia shqiptare dhe ajo e Malit të Zi kapin 84 kg marijuanë

    Policia shqiptare dhe ajo e Malit të Zi kapin 84 kg marijuanë

Lifestyle

  • HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020

    HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020

  • 5 ARSYE PËRSE GRATË DUHET TË MASTURBOHEN RREGULLISHT

    5 ARSYE PËRSE GRATË DUHET TË MASTURBOHEN RREGULLISHT

  • Parashikimi i motit sot, e hënë 11 mars 2019

    Parashikimi i motit sot, e hënë 11 mars 2019

  • Ja ku ndodhen ligjet më “qesharake” nëpër botë

    Ja ku ndodhen ligjet më “qesharake” nëpër botë

  • Plakja e popullsisë, kërcënohet edhe Shqipëria

    Plakja e popullsisë, kërcënohet edhe Shqipëria

Teknologji

  • Teknologjia gjermane, gati ndërtimi i anijës autonome

    Teknologjia gjermane, gati ndërtimi i anijës autonome

  • Samsung sjell frigoriferin “smart”

    Samsung sjell frigoriferin “smart”

  • Ja sa kushtoi Bugatti, thyen rekordin për çmimin më të lartë

    Ja sa kushtoi Bugatti, thyen rekordin për çmimin më të lartë

  • Teknologjia dhe miopia, dëmet tek fëmijët

    Teknologjia dhe miopia, dëmet tek fëmijët

  • Teknologjia e re, tashmë do të fluturojë edhe makina

    Teknologjia e re, tashmë do të fluturojë edhe makina

lajm-shqip.com

lajm shqip, në çdo moment pranë jush me lajmin më të fundit.
www.lajm-shqip.com

©Lajm Shqip
Lajm-Shqip.com Lajm-Shqip.com lajm-shqip.com Lajm-Shqip.com