Kryeprokurorja Arta Marku vazhdon tëdrejtojë me dorë të hekurt. Pas shkarkimeve në Prokurorine e Përgjithshme ka kaluar në rrethe. Duke larguar të parin, kreun e akuzës në Elbasan, Dritan Gina.
Dritan Gina, është bashkëshorti i Rovena Gashit.
Ajo u shkarkua nga Arta Marku në fund të 2017 nga pozicioni i kreut të Njësisë së Dekriminalizimit në Prokurorinë e Përgjithshme. Gina u komandua në Elbasan në 3 nëntor të 2016. Me urdhër të Adriatik Llallës në vendin e Besnik Canit, i cili u emërua prokuror në Tiranë. Para se të komandohej në Elbasan ka qenë prokuror në Durrës. Ai ka paralajmëruar një konference për mediat mesditen e sotme.
09.01.2018