Festa e 7-marsit është festuar nga të gjithë mësuesit në mbarë vendin. Destinacioni kryesor ku mësuesit në mbarë trevat shqiptare vendosin të shkojnë është Korça, aty ku ndodhet dhe “Mësonjëtorja e parë shqipe”.
Pikërisht në këtë ditë një grup mësuesish nga Maqedonia kanë zgjedhur që të vizitojnë vendin ku u hodh hapi i parë drejtë arsimit.
Shkolla e parë shqipe është vizituar edhe nga një grup arsimtarësh nga Shkolla e Kërcishtit në Dibër.
Gjatë kësaj vizite ata kanë patur mundësinë për të parë nga afër edhe ekspozitën me “dëftesa dhe diploma”, që është hapur në muzeun kombëtar të Arsimit.
Për lajm-shqip:
Visar Quni
07.03.2019