Lajm Shqip

Lajmet më të fundit
  • Kreu
  • AKTUALITET
  • POLITIKË
  • EKONOMI
  • KRONIKE
  • SOCIALE
  • KULTURE
  • LIFESTYLE
  • FOTO-LAJM
  • GAZETA
Lajm Flash
  • POLICIA E SHTETIT: EDHE 7 DITË NGA MBYLLJA E APLIKIMEVE PËR OFICERË TË POLICISË KRIMINALE   |   1 vit më parë

  • ZËRI I AMERIKËS/ SHQIPËRI: SPITALET COVID MBINGARKESË PACIENTËSH NGA TË GJITHA MOSHAT   |   1 vit më parë

  • OFL: FORMULARË TË DEKLARIMIT TË PASURISË PËR 3 “TË FORTËT” NË BERAT   |   1 vit më parë

  • COVID-19, RËNDOHET SITUATA / HUMBIN JETËN 5 PACIENTË DHE INFEKTOHEN 154 NË 24 ORË   |   1 vit më parë

  • KURSI I KËMBIMIT, 13 GUSHT 2020   |   1 vit më parë

  • TABAKU: RAMA GËNJEN SHQIPTARËT! BILANCI I TIJ: NË 7 VITE KA NDËRTUAR VETËM 22 KILOMETËR RRUGË!   |   1 vit më parë

  • VELIAJ FALENDERON QYTETARËT: MIRËNJOHJE QYTETARËVE QË MBAJNË MASKA NË AUTOBUSË   |   1 vit më parë

  • KURSI I KËMBIMIT/ VAZHDON TË FORCOHET EURO   |   1 vit më parë

  • DITA NDËRKOMBËTARE E RINISË/ META: BASHKOHUNI DHE MERRNI NË DORË FATET TUAJA DHE TË ATDHEUT TONË!   |   1 vit më parë

  • HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020   |   1 vit më parë

  • COVID-19, MSH: 125 raste të reja në 24 orët e fundit. Humb jetën një paciente nga Vlora   |   1 vit më parë

  • ZYRTARE/ ILIR DAJA ËSHTË TRAJNERI I RI I PARTIZANIT   |   1 vit më parë

  • PARASHIKIMI I MOTIT/ JA SI NIS JAVA   |   1 vit më parë

  • 5 ARSYE PËRSE GRATË DUHET TË MASTURBOHEN RREGULLISHT   |   1 vit më parë

 
Ndodhesh nëKreu»AKTUALITET»Arrogancë e shpaguar, lidhjet e krimit me pushtetin
Vangjush Dako i bën bisht akuzës për bashkëpunim me bandat
Vangjush Dako i bën bisht akuzës për bashkëpunim me bandat

Arrogancë e shpaguar, lidhjet e krimit me pushtetin

4 vite më parë Komento

Ditët e fundit po qarkullojnë dy-tri video në të cilat shfaqet një nga kryebashkiakët më të rëndësishëm në Shqipëri, në implikimin e krimit në Shqipëri.

Të ngjashme mund të lexoni:

• Ambasada amerikane i anulon vizën kryebashkiakut Vangjush Dako?

• Birn zbulon skandalin: Loja e dyfishtë…

I përfolur për lidhje të forta me krimin ai ka mbetur i paprekur deri më sot.

Zgjedhësit pranojnë se forcimi i pozitave të tij përmes fitores së mandatit të tretë ka shtuar shfaqjen e arrogancës në komunikim. Arroganca shfaqet hapur me zgjedhësit dhe grupet e interesit, po videot që qarkullojnë tregojnë një tjetër realitet. Atë të një njeriu të përulur përballë drogës dhe emrave të njohur të botës së krimit.

Duket se marrëveshja e detyruar me elementë të botës së krimit e ka bërë të ndihet arrogant dhe i pushtetshëm ndaj qytetarëve, por të dobët ndaj të fortëve të botës së errët.

Sot në media u raportua mbi mosdhënien e vizës për udhëtim drejt SHBA-së kryebashkiakut të Durrësit dhe familjes së tij.

Një ditë më parë, më 5 nëntor, delegacioni hollandez i nivelit të lartë nga qyteti i Roterdamit që vizitoi Durrësin nuk e përfshiu në axhendën e takimeve qytetarin nr.1 të qytetit port.

Laku duket se vjen duke u ngushtuar.

Të gjithëve u kujtohet se si Ambasada Amerikane në Tiranë e kishte përjashtuar Bashkinë e Durrësit kur drejtohej nga paraardhësi i Dakos nga axhendat e saj protokollare. Me të ardhur në pushtet, V. Dako menjëherë situata u zhbllokua.

Nisën vizitat në bashkinë e qytetit si për të treguar që pushteti vendor po drejtohej nga një administrator me vlera. Vlerësim pozitiv ndaj tij pati në të gjithë qytetin, pavarësisht fitores me rivalin demokrat në garën për mandatin e parë.

Gara për mandatin e dytë dhe lidhja e ngushtë që krijoi te kryesocialisti Rama e çimentuan fitoren e tij. Bashkë me të, erdhën dhe ngjyrat e arrogancës së lidhjeve të errëta.

U kthye në i gjithëpushtetshëm e bashkë me këtë fakt rriten dhe dozat e arrogancës.

Nëse do të punësohesh në Durrës, jo vetëm në bashki, po dhe në OSHEE, Ujësjellës, Spital e kudogjetkë duhet të kesh mik Dakon, ose t’i gjesh anën.

Situata u përmbys, duke e kthyer, te pakten de facto, bashkinë e Durrësit sërish në listën e zezë të institucioneve që drejtohen nga persona që përfliten haptazi për lidhje me krimin.

Ndërkohë videot që qarkullojnë, ende jo publikisht, mbartin dëshmi të kapjes së pushtetit nga krimi. Një dorë anonime i ka hedhur ato në qarkullim të kufizuar, po deri kur?!

06.11.2017

Për Lajm-Shqip
V.Q

arrogancë Bashkia Durrrës Lidhjet me krimin vangjush dako 4 vite më parë
admin
Etiketime arrogancë Bashkia Durrrës Lidhjet me krimin vangjush dako
Twitter Facebook Google + Stumble linkedin Pinterest Më shumë
Të mëparshme

Reforma në drejtësi ka rënë, Kryemadhi: Rama futi në…

Pasardhëse

E godet rrufeja teksa bënte sërf, vdes ish-lojtari i Seria A

Të Ngjashme

Këngëtari bën publikun të brohorasë, ndalon koncertin për një lajm shatzënie

Këngëtari bën publikun të brohorasë, ndalon koncertin për një lajm shatzënie

Elda Bani 4 vite më parë

Lefterie Lleshi, kreu i ri i…

admin 9 vite më parë

Berisha: Ahmetaj u bë dopio ministër, pagoi dopio

admin 4 vite më parë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Horoskopi

  • HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020

    HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020

Moti

  • PARASHIKIMI I MOTIT/ JA SI NIS JAVA

    PARASHIKIMI I MOTIT/ JA SI NIS JAVA

Politikë

  • Veliaj kërkon të ndryshojë datën e ditës së verës, ish-ministri i jep përgjigjie “fytyrës”

    Veliaj kërkon të ndryshojë datën e ditës së verës, ish-ministri i jep përgjigjie “fytyrës”

  • Studiuesi Muka: “Pakti për Universitetin” thjesht një pemtim elektoral

    Studiuesi Muka: “Pakti për Universitetin” thjesht një pemtim elektoral

  • Filo kundër Ramës, të anulohet ndërtimi i TEC-it në Korçë

    Filo kundër Ramës, të anulohet ndërtimi i TEC-it në Korçë

  • Berisha: Ndërtimi i termocentralit në Korçë armik i qytetarëve dhe i mjedisit

    Berisha: Ndërtimi i termocentralit në Korçë armik i qytetarëve dhe i mjedisit

  • Policia shqiptare dhe ajo e Malit të Zi kapin 84 kg marijuanë

    Policia shqiptare dhe ajo e Malit të Zi kapin 84 kg marijuanë

Lifestyle

  • HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020

    HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020

  • 5 ARSYE PËRSE GRATË DUHET TË MASTURBOHEN RREGULLISHT

    5 ARSYE PËRSE GRATË DUHET TË MASTURBOHEN RREGULLISHT

  • Parashikimi i motit sot, e hënë 11 mars 2019

    Parashikimi i motit sot, e hënë 11 mars 2019

  • Ja ku ndodhen ligjet më “qesharake” nëpër botë

    Ja ku ndodhen ligjet më “qesharake” nëpër botë

  • Plakja e popullsisë, kërcënohet edhe Shqipëria

    Plakja e popullsisë, kërcënohet edhe Shqipëria

Teknologji

  • Teknologjia gjermane, gati ndërtimi i anijës autonome

    Teknologjia gjermane, gati ndërtimi i anijës autonome

  • Samsung sjell frigoriferin “smart”

    Samsung sjell frigoriferin “smart”

  • Ja sa kushtoi Bugatti, thyen rekordin për çmimin më të lartë

    Ja sa kushtoi Bugatti, thyen rekordin për çmimin më të lartë

  • Teknologjia dhe miopia, dëmet tek fëmijët

    Teknologjia dhe miopia, dëmet tek fëmijët

  • Teknologjia e re, tashmë do të fluturojë edhe makina

    Teknologjia e re, tashmë do të fluturojë edhe makina

lajm-shqip.com

lajm shqip, në çdo moment pranë jush me lajmin më të fundit.
www.lajm-shqip.com

©Lajm Shqip
Lajm-Shqip.com Lajm-Shqip.com lajm-shqip.com Lajm-Shqip.com