Policia e Vlorës ka bërë të mundur finalizimin e operacionit antidrogë “Fast Service”. Ku është arrestuar në flagrancë Pavlin Lulaj 27-vjeç.
Arrestohet vlonjati me tridhjetë doza kokaine, trafikonte drogë
Arrestimi i të riut nga fshati Gjormë me banim në Vlorë, është kryer në banesën e tij ne lagjen “10 Korriku”.
Gjatë kontrollit të banesës policia ka sekuestuar në cilësinë e provës materiale: ” 30 doza të dyshuara si lëndë narkotike të llojit “Kokainë”. Gjithashtu janë bllokuar dhe një veturë e markës Fiat Punto me targë AA 845 AZ, si dhe një aparat celular. Materialet i janë referuar Prokurorisë Vlorë në ngarkim të këtij shtetasi.

Për Lajm-shqip
Jerola Ziaj