Arrestohet në flagrancë një 34-vjeçar nga Tirana, i dyshuar si autor i disa vjedhjeve të marketeve në Sarandë.
Ndërkohë që, po punohet për identifikimin dhe kapjen e bashkëautorit tjetër.
Arrestohet 34-vjeçari nga Tirana, kreu disa grabitje marketesh në Sarandë
Shërbimet e Policisë të Komisariatit Sarandë, gjatë orëve të para të mëngjesit të ditës së sotme, kanë bërë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të njërit nga autorët e disa vjedhje të marketeve në qytetin e Sarandës.
Në pranga është vënë shtetasi, Ardit Shehu, 34 vjeç, banues në Tiranë.
Gjatë natës, ai së bashku me një person tjetër, kanë thyer xhamat e dyreve të disa marketeve në lagjen ”Nr.3”, me qëllim vjedhjen e tyre.
Policia gjatë patrullimit ka konstatuar dy persona, të cilët porsa kanë parë punonjësit e Policisë, janë larguar me shpejtësi.
Njëri prej tyre në këmbë, ndërsa tjetri me një automjet tip ‘Volkswagen’.
Patrulla e Policisë është vënë në ndjekje të tyre, ku në rrugën ”Abedin Dine”, në lagjen ”Nr.2”, Sarandë, shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur bllokimin e automjetit si dhe kapjen e arrestimin e njërit prej tyre konkretisht shtetasin Ardit Shehu.
Ndërsa personi tjetër që u largua në këmbë ka mundur të largohet duke përfituar edhe nga errësira.
Nga veprimet e para hetimore rezulton se Ardit Shehu identifikohet edhe me dy emra të tjerë, Klejdi Nelku dhe Jeton Nelku.
Gjithashtu dyshohet të ketë kryer edhe disa vjedhje të tjera të marketeve në këtë qytet, për të cilat policia po punon për dokumentimin e ngjarjeve te tjera
Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e bashkëautorit tjetër me të cilin Shehu kryente vjedhjet.
Për Lajm Shqip
Enrik Mehmeti