Policia e Gjirokastrës ka arrestuar një trafikat të kërkuar që u kishte shpëtuar dy operacioneve antidrogë në Kavajë dhe Kakavije. Tepelenasi arrestohet në flagrancë në një lokal të Tepelenës.
Arrestohet në flagrancë pasi i shpëtoi dy operacioneve antidrogë, tepelenasi…
Person i shpallur në kërkim me inicialet B.B. nga Tepelena ndiqej me akuzën :prodhim dhe shitje të narkotive”. Personi në fjalë është arrestuar në flagrancë në një lokal në qendër të qytetit të Tepelenës. Sipas hetimeve në korrik 2017 B.B, ka qenë i implikuar në sekuestrimin e 1.4 ton kanabis në Kavajë. I arrestuara është një ndër trafikantët që i shpëtoi operacionit të Kavajës të vitit të kaluar. Gjatë operacion u arrestuan 3 persona dhe u shpallën në kërkim 3 të tjerë, ndërkohë që u sekuestruan 1,4 ton hashash. Burime konfidenciale të policisë thanë se B.B. dyshohet se i ka shpëtuar edhe një operacioni tjetër në Kakavije. Sidoqoftë veprimtaria e trafikantit do të kalojë në hetim, ndërkohë që është akuzuar për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike.

Për Lajm-Shqip
Engjëll Serjani