Policia italiane ka arrestuar një shqiptar që konsiderohej i rrezikshëm nga drejtësia e këtij shteti. Shqiptari është kapur me drogë, të cilën e mbante të fshehur në dhomën e tij të gjumit. Mësohet se dyshimet e para për shqiptarin kishin ardhur nga jeta e luksit që ai bënte, ndërkohë që nuk kishte punuar asnjë ditë në shtetin e tyre.
Shqiptari dembel që bënte jetë luksi
Policia italiane ka vënë në pranga një shqiptar të cilin e kapën me drogë. Ai kishte zgjedhur të jetonte me identitet të rremë dhe fakti që nuk punonte por bënte një jetë luksi, kishte bërë efektivët të dyshonin për këtë person. Ndaj policia ka ushtruar kontroll në banesën e tij ku zbuloi një dollap të fshehtë, ngjitur në murin e dhomës të gjumit ku fshihte 72,58 gram kokainë.
Arrestohet shqiptari, policia italiane zbulon dollapin e fshehtë në shtëpi plot me kokainë…
Gjithashtu iu gjet edhe një pistoletë e kalibrit 22 të modelit “short & long” e cila u sekuestrua bashkë me një paketë me 46 plumba të kalibrit 22. Shqiptari i cili ishte klandestin prej 6 vitesh u arrestua. nën akuzën e armëmbajtjes pa leje dhe drogës.
Për lajm-shqip:
Jorida Fataj