Policia indiane ka arrestuar një person për një arsye vërtetë të çuditshme, i vinin erë çorapet!
Atij i vinin erë çorapet, gjë që ka shqetësuar pasagjerët e një autobusi të cilët kanë protestuar.
Personi në fjalë hoqi këpucët dhe çorapet në autobusin që shkonte nga shteti pranë Himalajave, Himachal Pradesh në Nju Delhi dhe i vendosi nën vete, thotë policia.
Pasagjerë të tjerë janë irrituar dhe i kanë kërkuar ti hidhte çorapet, shkruan Top Channel. Por ai ka refuzuar duke u përballur fizikisht. Ai detyroi shoferin e autobusit të ndalonte pranë një stacioni policor në distriktin e Una në Himachal Pradesh.
Shefi i policisë Sanjeev Gandhi tha për AFP se autobusi ndaloi disa herë për shkak të erës së tmerrshme para se të vinte në stacionin e policisë.
“Ai u arrestua për prishje të qetësisë publike e më pas u lirua me kusht”, ka thënë Gandhi.
Shoferi shton se personi ka kërcënuar pasagjerët e tjerë dhe ka shkaktuar telashe edhe në stacionin e policisë.
Ai u largua me tjetër autobus një ditë më pas, teksa ngulmonte se çorapet e tij nuk vinin erë.
02.12.2017