Arrestohet për tentativë vrasjeje me thikë … Një agresor me armë të ftohta, është arrestuar mëngjesin e sotëm në Belsh. Ai është 23- vjeçari, P.,P., nga fshati Kajan i Bashkisë Belsh.
Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan, i referohet për informacion Seksionit për hetimin e krimeve ndaj personit.
Arrestohet për tentativë vrasjeje me thikë …

Sipas saj, u arrestua në flagrancë shtetasi P. P., vjeç 23, banues në Belsh. Kjo, pasi në fshatin Kajan, në një lokal, ka tentuar të vrasë me thikë, shtetasin R.H., vjeç 29, banues në Kajan.
Mësohet se ai ka gjuajtur gjashtë herë më thikë bashkëfshatarin. Ngjarja ka ndodhur për motive të dobta. Realisht, ai ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Me cilësinë e provës materiale u sekuestrua thika.
Për lajm-shqip:
Alfrida Danushi
10.08.2018