Arrestohet nga policia e Tiranës, ditën e djeshme, bashkëshortja e Mirit të Xhikes. Gruaja e Mirit të Xhikes, është arrestuar për llogari të Interpol-Roma. Pasi është dënuar, nga gjykata italiane e Trentos, me 7 vjet burg.
Arrestohet nga policia e Tiranës, bashkëshortja e Mirit të Xhikes

E arrestuara është 43-vjeçarja Manjola Prifti, ish-bashkëshortja e Fatmir Ramës. I njohur nga të gjithë si Miri i Xhikes. I cili u vra 15 vite më parë, pranë kompleksit në pronësi të tij “Kartodromi”, në zonën e Lundrës në Tiranë. 43-vjeçarja Manjola Prifti, u vu në prangat e policisë së Tiranë, në bashkëpunim me Interpol-Roma, me qëllim ekstradimi drejt Italisë.
Ajo rezultonte në kërkim ndërkombëtar, pasi autoritetet gjyqësore italiane, e kanë dënuar me 7 vjet, 3 muaj dhe 15 ditë burg. Për “Pjesëmarrje në organizatë kriminale”. Si dhe për trafikimin e lëndëve narkotike”. Mësohet se në vitin 2012, Prifti është arrestuar nga policia e Tiranës, për të njëjtën akuzë. Por gjykata asokohe, vendosi si masë sigurie “arrest shtëpie”.
Ndërsa, gjashtë vite më parë, Prifti, u arrestua në një lokal në pronë të saj, në zonën e Vaqarrit, Tiranë. Po me kërkesë të drejtësisë italiane, si e dënuar në mungesë me 11 vite burg për trafik droge dhe pastrim parash.
Policia e Tiranës bëri me dije në vitin 2012, se Manjola. ishte shpallur në kërkim nga drejtësia italiane, qysh në vitin 2003. Periudhë kur kërkohej edhe bashkëshorti i saj i ndjerë Fatmir Rama, si pjesë e një grupi që merrej me trafiqe të paligjshme.
Për lajm-shqip:
Leonard Xhelili