Arrestohet në flagrancë për “Plagosje të rëndë me dashje”
Të ngjashme mund të lexoni:
•Korçë/ Ne pranga 1 shtetas dhe procedohen penalisht 2 të tjerë
•Kreu vepra të turpshme me 13-vjeçaren, është arrestuar autori
Ka plagosur shokun e tij, pa e menduar, arrestohet nga forcat e policisë.
Kështu e ka pësuar një 19 vjeçar nga qyteti i Elbasanit , pasi ka goditur shokun e tij më të madh në moshë.
Sipas burimeve zyrtare të policisë , bëhet e ditur se specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Kundër Jetës dhe Personit. Në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan kanë kryer një arrestim.
I njëjti burim saktëson se është arrestuar në flagrancë K.B 19 vjeç banues, në Elbasan. Arrestimi i tij, u bë pasi në Lagjen “5 Maji”.
Për motive të dobëta dyshohet të ketë goditur me grushta A.D. 27 vjeç banues në Elbasan duke i shkaktuar dëmtime fizike.
I dëmtuari A.D, ndodhet në spitalin kirurgjik Elbasan, jashtë rrezikut për jetën.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.
08.11.2017