Arrestohen dy shoferë të dehur, procedohet një shofere e pakujdesshme. Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan, i referohet për informacion Seksionit të hetimit të ngjarjeve në Qarkullim. Sipas këtij të fundit, u arrestua në flagrancë T. K., vjeç 26, banues në fshatin Shalës, Cërrik. Kjo, pasi rreth orës 06:00, në Cërrik, drejtonte në gjendje të dehur, mjetin tip “Benz”.
Arrestohen dy shoferë të dehur, procedohet një shofere…
Për pasojë është përplasur me autobusin tip “Iveco” (i parkuar). Autobuzi rezulton me drejtues, A. M., vjeç 49, banues në Elbasan. Nuk ka dëmtime në njerëz, por vetëm dëme materiale. Po për këtë shkelje u arrestua në flagrancë A. Xh., vjeç 47, banues në Elbasan.
Rreth orës 02:00, në rrugën “28 Nëntori”, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur, mjetin tip “Ford”. Ndërkohë, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan. Këto, për L. A., vjeçe 63, banues në Prrenjas.
Rreth orës 18:10, në rrugën “Librazhd-Pogradec”, drejtonte mjetin tip “Fiat” e ka humbur kontrollin. Për pasojë është dëmtuar vetë dhe është dërguar për mjekim më të specializuar në spitalin e Traumës Tiranë.

Për Lajm-shqip
Alfrida Danushi